Secondary Adv

94 zona turistike nen radar: Projekti qe synon terheqjen e investitoreve strategjike

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hapur garën për projektin e paraqitjes në version 360 gradë të 94 zonave turistike të vendit. 

 

Fondi i përcaktuar për këtë projekt që zgjat 11 javë është 27.8 milion lekë ndërsa për të dorëzuar ofertat afati i përcaktuar është 6 shkurt 2019. Ky projekt i destinohet investitorëve të mëdhenj, markave të njohura të hotelerive, por edhe të gjithë turistëve, veçanërisht atyre të huaj, duke ju paraqitur pamje dhe informacion mbi destinacionet atraktive të Shqipërisë. Objekti i kësaj kontrate do të jetë krijimi i broshurave informuese mbi 94 destinacionet/zona atraktive për investime strategjike. Pjesë e broshurave do të jenë dhe pamjet/filmimet/fotografimet 3600, të cilat do të mbulojnë të gjithë sipërfaqen e këtyre zonave.

 

“Fotografia 360° është bashkimi i disa fotografive individuale të marra nga një pozicion i pandryshueshëm i aparatit fotografik dhe të orientuara në të gjitha drejtimet për të mundësuar mbulimin e të gjithë hapsirës rrethuese, ku në këtë rast aparati është qëndra e një sfere.Kjo teknikë fotografimi mund të realizohet nga toka ose nga ajri. Për realizimin e këtyre pamjeve 360° nga ajri duhet patjetër një mjet fluturues (dron). Për realizimin e pamjeve 360° nga ajri, fillimisht duhet të realizohen fotografitë përmes mjetit fluturues. Në mënyrë automatike droni do të bashkojë të gjitha fotot nëpërmjet programit të brendshëm duke na dhënë rezultatin, pamjet 360°. Imazhet e fotografuara duhet të përpunohen përmes programeve kompjuterike për të ofruar një produkt të një cilësie të lartë.

 

Kontraktori do të krijojë broshurat informuese për secilin destinacion. Këto të fundit do të përmbajnë informacion mbi zonën përkatëse, si: pozicionin e zonës; Topografinë e zonës dhe investimit të propozuar; lidhjen me rrjetin e transportit dhe pikat hyrëse të Shqipërisë (porte, airoporte, pika kufitare tokësore); përshkrim të ekosistemit si dhe karakteristika të tjera të terrenit. Gjithashtu pjesë e broshurës do të jetë dhe informacioni dixhital, i cili do të pozicionohet në faqen e fundit të broshurës në formën e një USB FlashCard, e cila do të përmbajë pamjet e filmuara/fotografuara dhe do të jetë e loguar. Një element tjetër i broshurës do të jetë edhe barcode (QR Code), përmes skanimit të të cilit do të jetë e mundur aksesi në pamjet e filmuara/fotografuara të zonës së interesit. Kontraktori duhet të sigurojë edhe 5 Cardbox VR, për të bërë të mundur shikimin e filmimeve/fotografive në 3D” përcaktohet në thirrjen e shpallur./SCAN


Më të lexuarat