Secondary Adv

BERZH financon UKT - 15 mln euro per sistemin e furnizimit me uje

BERZH ka nënshkruar kredi 15 milionë euro për të financuar një projekt të Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë për përmirësimin e shërbimeve komunale të ujit. 

 

Marrëveshja u bë e ditur më herët gjatë 2018, por BERZH, në një njoftim të fundit për shtyp, bëri të ditur se u nënshkrua kontrata e kreditimit, e cila parashikon objektivin e furnizimit me ujë 24 orë deri më 2021. UKT mbështetur nga Bashkia e Tiranës iu drejtua BERZH me një kërkesë për të financuar investimet prioritare që do të përmirësojnë shërbimet komunale të ujit në rajonin ku vepron kompania, argumenton BERZH në njoftimin e prokurimit. UKT është një ndërmarrje komunale e cila siguron furnizimin me ujë dhe kanalizimet për komunat e Tiranës, Vorës dhe Kamzës. Projekti synon të ndihmojë kompaninë në sigurimin e një sistemi më gjithëpërfshirës të ujit, duke arritur objektivin e tij për të siguruar furnizimin me ujë 24 orë deri në vitin 2021, duke reduktuar kostot operative të kompanisë, kundrejt kostos së lartë të pompimit të ujërave nëntokësore dhe largimit të përdorimit të depove të puseve të ndotura për furnizim.

 

Në këtë kontekst, banka kërkon një konsulent për të ndihmuar BERZH-in në monitorimin e zbatimit të kontratave që lidhen me komponentët e ndryshëm të projektit dhe për të siguruar që investimet të zbatohen brenda kohës dhe buxhetit dhe në përputhje me marrëveshjet ligjore të projektit. Caktimi i konsulentit pritet të fillojë në tremujorin e parë dhe ka një kohëzgjatje të përgjithshme prej 24 javësh. Kostoja e vlerësuar e caktimit është deri në 175,000 euro, pa TVSH. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 4 shkurt. “Është parashikuar që kontrata do të financohet nga Fondi i Posaçëm i Aksionarëve të BERZH-it”, tha banka, duke shtuar se konsulenti do të jetë një firmë ose një grup firmash, me preferencën e mëparshme të projektit lidhur me këtë detyrë./Monitor 


Më të lexuarat