Secondary Adv

Tirane-Durres prej 12 ditesh e bllokuar - ARRSH: Punimet mbyllen brenda afatit

Drejt fundit punimet me autostradë për vendosjen e dy tubacioneve të shkarkimit të ujit nën autostradë. 

 

Pamjet e filmuara mëngjesin e sotëm tregojnë sesi kompania që mirëmban autostradën ka nisur të asfaltojë rrugën e prerë tërthorazi poshtë cilës janë vendosur tombino inoksi. Prej 12 ditësh kompania mirëmbajtëse po punon duke bërë bllokimin e qarkullimit dhe devijimin e automjeteve në dy rrugët sekondare. Kjo ka shkaktuar një trafik kaotik në autostradë si dhe radhë kilometrike mbi 5 kilometra kryesisht në orët e pikut. Kompania ndërtuese dhe ARRSH kanë deklaruar përfundimin e punimeve në autostradë brenda afatit 2 javor./Ballkanweb


Më të lexuarat