Secondary Adv

Hapet Programi Kombetar i Praktikave te Punes: Afati aplikimeve deri ne 28 Shkurt

Share on Google+

Është hapur zyrtarisht ditën e sotme thirrja e katërt e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. 

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, e cila ka ftuar të gjithë të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç që të aplikojnë për të përfituar nga një eksperiencë pune në Administratën Publike. Këta të fundit duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor në mënyrë që të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij programi. Sipas Shahinit, aplikimet do të jenë të hapura deri më 28 shkurt 2019. “Sot hapet zyrtarisht Programi Kombëtar i Praktikave të Punës #4. Të gjithë ju të rinj, nga 21 – 26 vjeç, që keni përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, nxitoni të aplikoni në http://praktika.arsimi.gov.al/ . Aplikimet janë të hapura deri më 28 shkurt 2019. Ky është momenti yt!”

 

Praktika e punës do të jetë pa pagesë dhe programi do të ofrojë 1855 pozicione praktike, më konkretisht në:

15 institucione shtetërore qendrore

105 institucione të varësisë

50 njësi të vetëqeverisjes vendore

12 shoqëri tregtare 

/Scan


Më të lexuarat