Secondary Adv

Numri i bizneseve te reja: Shqiperia me normen me te ulet ne Rajon

Share on Google+

Shqipëria ka normën më të ulët të bizneseve të reja të krijuara për vitin 2016 në Europë.   

 

Sipas përllogaritjeve të “Monitor” bazuar në të dhënat e Publikuara nga INSTAT në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve, norma e krijimit të bizneseve të reja ishte vetëm 3.7%. Norma e krijimit të bizneseve të reja përllogaritet si përqindje e bizneseve të reja të regjistruara përgjatë një viti ndaj totalit të ndërmarrjeve aktive në atë vit. Për vitin 2016 në Së Shqipëri numri i ndërmarrjeve aktive ishte 108,526 biznese, ndërsa një vit më parë ishin 104,534 biznese, apo rreth 3992 më pak. Referuar publikimit të Eurostat mbi normën e krijimit të bizneseve të reja, mesatarja e Bashkimit Europian për krijimin e bizneseve të reja ishte 9.8% në 2016-n, me një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë kur ky tregues shënonte 9.6%. Shqipëria ka normën më të ulët të krijimit të bizneseve të reja edhe në krahasim me vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, si Maqedonia dhe Turqia. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat norma e krijimit të bizneseve të reja në Maqedoni ishte 10.1%, ndërsa në Turqi rreth 12%.

 

Në të dy këto vende norma e krijimit të bizneseve të reja ishte më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Norma e krijimit të bizneseve të reja varjon nga njëri shtet në tjetrin në Bashkimin Europian. Normën më të lartë për sa i përket krijimit të vendeve të bizneseve të reja e ka Lituania me 18.8%. Më pas ndiqet nga Malta me 16.4%, Letonia me 16.2% dhe Portugalia me 15.2%. Me një normë të përafërt me mesataren europiane është krijimi i bizneseve të reja në Spanjë me 10%, Francë 9.8%, Holandë 9.6%, Luksemburg 8.9%. Në anën tjetër të renditjes, ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, përqindjen më të ulët të krijimit të bizneseve të reja e ka Greqia me 4.5%. Edhe Belgjika dhe Austria ka një normë të ulët të krijimit të bizneseve të reja me përkatësisht 6.2 dhe 6.6%. Gjithashtu edhe në Gjermani, krijimi i bizneseve të reja është gati 2 pikë përqindje më i ulët se në vendet e Bashkimit Europian./Monitor 


Më të lexuarat