Secondary Adv

Punimet ne Kavaje, rikonstruktohet rruga ne hyrje te qytetit dhe sheshi qendror

Projekti i qeverisë për rilindjen urbane të qyteteve ka nisur të zbatohet në Kavajë duke përfshirë ndërtimin e godinës së re të Bashkisë, rikonstruksionin e rrugës hyrëse në jug të qytetit me gjatësi 2.5 kilometra, rehabilitim të 11 mijë m2 të qendrës dhe 3 mijë e 200 m2 park.


Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e djeshme në Kavajë punimet për rikonstruksionin e rrugës në dalje të qytetit. Rrugë e cila çon banorët e Kavajës drejt Rrogozhinës. Me një investim prej 3.4 milionë dollarë, rruga është parashikuar të kthehet në shëtitore për qytetin, me gjerësi 17 metra, përfshirë edhe një korsi për lëvizje biçikletash.


Rikonstruksioni i këtij aksi të rëndësishëm rrugor prej 2.5 kilometrash merr rëndësi të veçantë pasi të drejton në zonën industriale ku ndodhen rreth 30% e bizneseve të qytetit, duke lehtësuar lëvizjen dhe aktivitetin ditor të sipërmarrjes.
“Rruga i shërben shumë biznesit të Kavajës. Është një rrugë e harruar prej 30 vitesh. Kjo rrugë po ndërtohet sot me standarde europiane. Kjo rrugë zgjidh një problem shumë të madh, pasi i vjen në ndihmë zonës industriale të qytetit. Edhe biznesi është shumë i kënaqur për këtë ndërtimin e kësaj rruge”,  u shpreh Kryetari i bashkisë Elvis Roshi.

 


Kryeministri Rama veçoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e zhvillimit ekonomik të qytetit dhe që krijon kushte për një zhvillim shumë më të qëndrueshëm. Kryeministri vuri në dukje se ky investim në kuadër të reformës së re territoriale është brenda njësisë së re administrative, ku komunat do jenë pjesë organike e qytetit.

 


Gjithashtu, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet për rikualifikimin e sheshit në qendër të qytetit. Rikonstruksioni parashikon rikompozimin total të sheshit qendror i shtrirë në një sipërfaqe prej 11 mijë m2.
Sheshi qendror i qytetit është konceptuar si pedonale e shtruar me pllaka guri, ndërtimin e troturareve, rehabilitimin e fasadave dhe të lulishtes dhe ndërtimin e një shatërvani. Ky investim mbi 200 milionë lekë do të rrisë funksionalitetin e qendrës së qytetit si qendër urbane dhe sociale


Më të lexuarat