Secondary Adv

Projektligji i ri i Financave: 36 mije biznese duhet te hapin llogari bankare

Share on Google+

Rreth 36 mijë biznese, kompani apo persona fizikë, do të kenë si detyrim ligjor që të hapin llogari bankare dhe të kryejnë çdo transaksion përmes tyre.

 

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj, i cili prek bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Qëllimi i kësaj iniciative është kontrolli mbi transaksionet dhe reduktimin e mundësisë për qarkullimin e parave të pista. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit, të gjithë tatimpaguesit që e kanë këtë detyrim do të njoftohen përmes llogarisë personale të gjithsecilit dhe në rastet kur nuk zbatojnë legjislacionin, parashikohen masa administrative./Scan


Më të lexuarat