Secondary Adv

Mungesa e udhezimit per energjine diellore largon investitoret, Reagojne 21 subjekte

Share on Google+

Në kuadër të tejkalimit të afateve për miratimin e udhëzimit nga ana e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë mbi  injektimin në rrjet të energjisë së prodhuar nga dielli, grupi i interesit i përfshirë në këtë proces si: Kompanitë private operuese në këtë sektor si edhe klientë të cilët kanë instaluar impiante fotovoltaike kanë bërë një kërkesë zyrtare për takim me ministren në fjalë për ti dhënë zgjidhje kësaj situate.

Më poshtë gjeni edhe kërkesën zyrtare dërguar Ministrisë diten e djeshme.

Tirane,më_/__/2019Nr. Prot. ________

Drejtuar:     Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku
Për dijeni:  Kryeministrit të Shqipërisë, Z.Edi Rama ; Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z.Eduard Shalsi
Nga: Grupi i interesit për Energjinë e rinovueshme fotovoltaike (diellore)
Lënda: Kërkesë për takim me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë
Në lidhje me miratimin e udhëzimit për projektet e vogla të Energjive të Rinovueshme

E nderuara Znj. Ministre,
Duke shprehur konsideratat më te larta për ju dhe institucionin që ju drejtoni, na lejoni të shprehim shgetësimin në lidhje me situatën e krijuar në tregun e energjisë se rinovueshme më saktësisht në atë fotovoltaik si pasojë e mungesës së miratimit te udhëzimit për projektet e vogla të Energjive të Rinovueshme, në zbatim të ligjit nr. 7/2017 “Për nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme.” Më specifikisht i referohemi këtu nenit 15 “Skemat e matjes neto të energjisë” i cili ndër të tjera në pikën 4 citon se: “Ministri miraton me udhëzim një procedurë të lehtesuar për autorizimin për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të Energjisë së Rinovueshme’ dhe sipas nenit 21 “Aktet nën ligjore” do duhej të kishte dalë brenda shkurtit të vitit 2018.

 

Sot, kur po mbushet një vit nga ky afat, ende nuk ka asnjë zhvillim të ri në këtë drejtim. Tejkalimi i afateve te miratimit të prodhoje energji elektrike nga burime të rinovueshme kryesisht për nevoja “autokonsumatore” si dhe te kete mundësi të shkëmbejë tepricën e prodhuar me rijetin elektrik publik. Në kushtet aktuale, të gjitha investimet ge janë berë për keto impiante fotovoltaike të instaluara nga këta “autokonsumator” funksionojnë vetëm për të plotësuar një pjese te nevojave vetjake për energji dhe teprica e energjisë së prodhuar “humbet’ ose në rastin më të keq i faturohet autokonsumatorit si konsum i energjisë elektrike. Kjo vonesë e pajustifikuar po sjell një dëm ekonomik për bizneset dhe konsumatorët gë kanë kryer këto investime me financimin e tyre personal, por edhe frenim të investitorëve serioze në këtë sektor me potencial për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

 

Si përfaqësues të një grupi interesi të cilët ushtrojmë veprimtari te licensuar nëe kete sektor, kërkojmë prej jush si autoritet vendimarrës në këtë proces të krijoni kushtet për dhënien e zgjidhjes sa më të shpejtë të këti] problemi bazuar edhe në detyrimet e sanksionuara në legjislacionin në fugi. Në këtë kuadër, e vierësojmë të një rëndësie prioritare një takim t@ mundshëm midis palëve për të diskutuar në terma konkrete mbi cështjen në fjalë si edhe për ecurinë e funksionimit normal të procesit të liberalizimit t& sektorit t@ Energjive të Rinovueshme, i cili konsiderohet si një nga sektorët e rendësisë së vegantë edhe nga Bashkimi Europian.

 

Lista e subjekteve:
Subjekti: Euroelektra
Subjekti: Ecoenergia
Subjekti: Panele Besi
Subjekti: Charlie Energy
Subjekti: PV Consult Albania
Subjekti: Kalber Energy
Subjekti: Wicom
Subjekti: Fast Energy
Subjekti: Solaron
Subjekti: Solares
Subjekti: Solar Energy
Subjekti: Vega Solar
Subjekti: Tirana Solar Energy
Subjekti: Marketing Distribution
Subjekti: InterLogistic
Subjekti: Eneral
Subjekti: Deutche Energie Technologie
Subjekti: Uni-Com
Subjekti: Rapsodia
Subjekti: Sarp&Lab
Subjekti: Villa Pascucci

 

Ju falenderojmë paraprakisht për konsideratën dhe kohën tuaj,
Me Respekt, 
Anduel Cekrezi, person kontakti i deleguar
Në emër të grupit te interesit për Energjinë e Rinovuestime fotovoltaike
Nr.kontakti: +355(0) 67 207 1032 / email: anduel.cekrezi@euroelektra.al


Më të lexuarat