Secondary Adv

Regjistrimi i bizneseve - DPT: 96.4 perqind ne 2018, kryeson sektori i ndertimit

Share on Google+

96.4% është niveli i përmbushjes në rang ndërkombëtar për vitin 2018 sa i takon regjistrimit në organet tatimore. 

 

Shifra është bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila ka publikuar statistikat sipas sektorëve për vitin e kaluar. Nga të dhënat e DPT-së, sa i takon këtij treguesit, ndërgjegjësimi më i madh është parë në sektorin e ndërtimit, ku niveli i përmbushjes për regjistrimin përllogaritet 99.8%, ndjekur nga ai i Transportit me 98.6%. Ndërkohë, në sektorin e prodhimit kjo shifër është 98.2% në rang kombëtar gjatë vitit 2018. Sa i takon sektorit të tregtisë dhe atij të shërbimit, nga të dhënat e DPT-së, rezulton se në 2018 niveli i përmbushjes përllogaritet respektivisht 96.2% dhe 95.9%. Ndërkohë, Administratat tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve që të përmbushin detyrimet ligjore brenda afateve të përcaktuara për të shmangur penalizimet./Scan


Më të lexuarat