Secondary Adv

Rritet kredia afatgjate ne 2018 - Financohen me shume projekte investimi

Share on Google+

Sistemi bankar e rriti kreditimin afatgjatë gjatë vitit 2018. 

 

Megjithëse në tërësinë e vet ecuria e kreditimit ende është e plogësht, të dhënat tregojnë se ka një ndryshim të rëndësishëm në kursin e kreditimit të ekonomisë. Huatë afatshkurtra, me maturim në më pak se një vit kanë pësuar një rënie drastike, ndërsa janë rritur kreditë afatmesme dhe afatgjata. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në fund të vitit të kaluar arritën në afro 292 miliardë lekë, nga 286 miliardë lekë që ishin në fillim të vitit. Kredia afatmesme, me maturim deri në pesë vjet, ka arritur në 88 miliardë lekë, nga 83 miliardw lekë që ishte një vit më parë. 

 

Po të kemi parasysh se pjesa më e madhe e këtyre kredive janë në euro, rritja mund të përllogaritet edhe më e lartë, po të përjashtonim efektin e kursit të këmbimit. Rritja e kreditimit afatgjatë është në vetvete një sinjal pozitiv, sepse dëshmon që bankat janë të gatshme të marrin përsipër më shumë rrezik në horizonte të gjata kohore. Në mënyrë më specifike, rritja e maturitetit mesatar të portofolit lidhet me qëllimet e përdorimit të kredisë. Dhënia e më shumë kredive afatgjata tregon se bankat kanë mbështetur më shumë projekte të reja investimi. Në rastin e individëve, kreditë afatgjata shkojnë kryesisht për blerjen e banesave. Në rastin e bizneseve, kreditë afatmesme dhe afatgjata shkojnë sidomos për investime në makineri e pajisje dhe pasuri të paluajtshme. Rënia e interesave në vlerat më të ulëta historike ka bërë që familjet dhe bizneset të ndërmarrin më shumë projekte afatgjata investimit./Scan


Më të lexuarat