Secondary Adv

Raporti i KE: Shqiperia dhe Mali i zi me borxhin me te larte ne Rajon per 2018

Share on Google+

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditen nga KE me borxhin publik më të lartë në Rajon për 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit.

 

Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014. Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i zi kryesojnë renditjen. Mali i Zi pret të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë më një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze. Ndërkohë borxhi Shqipërisë vijon të jetë joelastik ndaj zhvillime pozitive makroekonomike. Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të në Rajon me mbi 4 % të PBB në fund të 9-mujorit, teksa buxheti ka përformuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70 % për qindëshit.

Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2019, realiteti mbi borxhi publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimet e prapambetura të paazhornuara në borxh ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB. Më vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN e konsideron shqetësues. Maqedoni pret të përmbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2 % të PBB-së, Bosnja me 35 për qind. Turqia dhe Kosova paraqitet me borxhin më të ulët në raport me PBB. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gatoi me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë 2018. Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së./Monitor 


Më të lexuarat