Secondary Adv

Muzeu i Pergjimeve, 970 mije euro per rikonstruksionin e plote

Godina qe për dhjetëra vite ka shërbyer për gjurmimin e shqiptareve dhe te huajve, dhe qe vitet e pas diktaturës ka qene gjithashtu një strukture ne varësi te shërbimit sekret shqiptar, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni te thelle. Ministria e Kulturës ka parashikuar plot 970 euro. Kuratorë të muzeut do jenë Bashkim Shehu dhe Elisabet Terragni.


Shndërrimi i objektit “Gjethi” në muze gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri që ka shërbyer si seli e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit do të marrë fonde nga qeveria dhe nga donatorët shqiptarë e të huaj. Sipas preventimit të projektit mësojmë se për “Muzeun e përgjimeve” parashikohet një kosto prej 970 mijë euro. Në preventiv shihet se një fond prej 300 mijë eurosh që do të shpenzohet për rikonstrukionin e godinës do të jepet nga qeveria shqiptare.

 


Ndërsa shpenzimet e tjera për pajisjet elektronike dhe dixhitale, ku mendohet të ruhen të gjitha guidat dhe arkivat për të ditur sesi ka  funksionuar e ashtuquajtura “Shtëpia e gjetheve” do të bëhen nga donatorë të ndryshëm, të cilët do të sponsorizojnë vendosjen e sistemit të ajrit të kondicionuar për objektin, etj.

 


Donatorët ndërkombëtarë do të financojnë pjesën e interiorit të Muzeut të përgjimeve një shumë prej 250 mijë eurosh. Po ashtu rreth 150 mijë euro do të jepen për organizime të tjera komerciale që godina do të ketë, jo vetëm duke funksionuar si muze, por si arkivë ku do të gjendet e plotë historia e spiunazhit në Shqipërinë komuniste.

 


Gjuha e muzeut do të jetë në formën e multimedias, ku përmes kësaj gjuhe do të lexohet roli që ka luajtur shërbimi sekret shqiptar për të mbajtur gjallë regjimin komunist për 45 vjet resht. E që muzeu të nis funksionim e tij, priten të gjenden donatorët, sepse fondet për këtë projekt ende po kërkohen nga organizatorët.


Më të lexuarat