Secondary Adv

Energjia e rinovueshme - Eurostat: Shqiperia nder vendet me perqindjen me te larte te perdorimit

Share on Google+

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë përdorimin më të lartë të energjisë së rinovueshme në rajon. 

 

Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat mbi përdorimin e energjisë së rinovueshme në vendet e Bashkimit Europian, në 2017-n rreth 34.6% e totalit të energjisë konsumuar në Shqipër vinte nga burimet të rinovueshme të enerigjisë. Deri në 2020 Shqipëria synon që të arrijë rreth 38% të energjisë së rinovueshme prej burimeve të rinovueshme. Ndër vendet kandidate për t’u anëtarsuar në BE, Mali i Zi ka përqindjen më të lartë të përdorimit të energjive të rinovueshme me 40% të totalit të energjisë së konsumuar gjatë 2017-s. Ndërsa pret që deri në 2020 pjesa e energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme të ulet në 33%. Në Bashkimin Europian pjesa e energjive të rinovueshme në 2017 përllogaritej rreth 17.5%, nga 17% që ishte në vitin 2016. Pjesa e burimeve të ripërtëritshme në konsumin final bruto të energjisë është një nga treguesit kryesorë në strategjinë 2020 të BE-së.

 

Objektivi i BE-së është të përdorë rreth 20% të energjisë në konsumin final bruto të energjisë nga burimet e rinovueshmederi në vitin 2020 dhe të paktën 32% deri në vitin 2030. Ndër vendet e Bashkimit Europian, përqindjen më të lartë të energjisë së përdorur nga burime të rinovueshme e ka Suedia dhe Finlanda, të cilat përdorin përkatësisht 54.5% dhe 41% të energjisë nga burime të rinovueshme. Më pas renditen Letonisë (39.0%), Danimarkës (35.8%) dhe Austria (32.6%). Ndërsa vendet si Holanda dhe Malta kanë përqindjen më të ulët të energjive nga burimet e rinovueshme. Çdo Shtet Anëtar i BE ka objektivin e vet për strategjinë e 2020. 11 shtete tashmë e kanë arritur nivelin e kërkuar për të përmbushur objektivat e tyre kombëtare 2020, si: Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia./Monitor 


Më të lexuarat