Secondary Adv

Vendimi per makinat e vjetra - Targimi i mjeteve te importuara kosto e larte per tregtaret

Share on Google+

Tregtarët që importojnë makina të përdorura janë ankuar se vendimi që i detyron që të targojnë të gjithë mjetet që janë futur në vend i vë ata në vështirësi ekonomike.   

 

Në një takim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tregtarët u shprehën se targimi mund të bëhet vetëm në momentin që ata shesin mjetin në të kundërt targimi i gjithë flotës ka kosto të lartë dhe do t’i bllokonte në aktivitetin e tyre. Si shembull ata sollën rastin nëse shoqëria falimenton çka bën që targimi i gjithë mjeteve të jetë një shpenzim më tepër që rëndon situatën e tyre. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku theksoi se gjatë këtyre ditëve do të ketë diskutime mes institucioneve të varësisë të përfshira në proces por edhe tregtarëve për të gjetur një zgjidhje sa më të përshtatshme. Vendimi që ndalon importin e mjeteve me vjetërsi më shumë se 10 vjet u lë kohë tregtarëve që të targojnë mjetet që janë tashmë në Shqipëri por edhe pa targa deri në 1 mars që të plotësojnë këtë hallkë. 

 

Balluku tha se ka një sërë masash dhe lehtësimesh që janë bërë lidhur me sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që lehtësojnë burokracitë për bizneset dhe qytetarët. Një tjetër ankesë e tregtarëve ishte ajo e limitimit të importit edhe për Euro 4 duke theksuar se Euro 2 dhe 3 janë në rregull si masë pasi vërtet kanë impakt ndotës në mjedis. Sipas tyre këto masa nuk janë kaq drastike as në vende si Gjermania apo Italia. Ministrja ka sqaruar se të gjithë mjetet Euro 2, 3 apo 4 që janë brenda territorit nuk do të kenë kufizime në qarkullim vetëm importi është ai që është i ndaluar dhe mjetet me këtë normë nuk do të lejohen që të hyjnë në Shqipëri./Monitor


Më të lexuarat