Secondary Adv

Tirane-Durres vijon e bllokuar- ARRSH: Rruga alternative per shmangien e trafikut

Autostrada Tiranë -Durrës është bllokuar pjesërisht për shkak të punimeve, ndërkohë Policia Rrugore njofton rrugë alternative për të gjithë ata që udhëtojnë drejt jugut.   

 

Policia Rrugore iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, të zgjedhin si variant alternativ kalimin nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit – Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug. Sipas ARRSH kjo është një zgjidhje alternative që drejtuesit e mjeteve mos të vonohen për shkak të punimeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës. Të njëjtin itinerar mund të përdorin edhe drejtuesit e mjeteve që kthehen në Tiranë nga këto zona, për t’u kthyer më shpejt dhe për të evituar ngarkesën dhe vonesat drejt Tiranës. Në autostradë punimet nga kontraktori janë duke vazhduar ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore. Shërbimi i Policisë Rrugore ka kërkuar mirëkuptim dhe respektim në maksimum të sistemit të sinjalizimit vertikal dhe horizontal të përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme./SCAN


Më të lexuarat