Secondary Adv

Hapen procedurat per projektet ne zhvillimin rajonal

Qeveria ka publikuar vendimin 4 të datës 19 janar 2015 për shpalljen e thirrjes së parë për projekte për financim, për vitin 2015, nga Fondi për Zhvillimin e rajoneve.


Sipas drejtimeve prioritare programet e aplikimit do jenë:
Programi 1: Infrastruktura vendore dhe Rajonale.
Programi 2: Rehabilitim mjedisor, gjelbërim dhe pyllëzim.
Programi 3: Arsimi dhe Sporti (bazë, i mesëm, universitar).
Programi 4: Ujësjellës-Kanalizimet.
Programi 5: Artin dhe Kulturën.
Programi 6: Shqipëria Digjitale (inovacion dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit).

Gjithashtu është ngritur dhe Sekretariati teknik për administrimin e fondit për zhvillimet rajonale. Sekretariatet teknike ngarkohen të administrojnë aplikimet, të kryejnë procesin e vlerësimit tekniko-financiar, ligjor, të përputhshmërisë me programet dhe nënprogramet zhvillimore, impaktin e aplikimeve për financim dhe raportimin pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, përpara datës së mbledhjes së Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.
Sekretariati teknik duhej të bëjë vlerësimin e riskut financiar dhe të zbatimit, realizimit të investimeve dhe impaktit të projekteve të financuara nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe raportimin pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në mënyrë periodike, duke filluar nga data e publikimit në “Fletoren zyrtare”, të vendimit për financim nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve.


Si do vlerësohen projektet
Në bazë të VKM-së të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve Sekretariati teknik pranon aplikimet për financim te projekteve nga njësitë e qeverisjes vendore dhe agjencitë e zhvillimit. Për te gjitha projektet aplikuese duhet kryer vlerësimi në bazë të kritereve të përcaktuara në vendimiet e sipërpërmendura si dhe nënkriteret e përcaktuara nga sekretariati teknik, dhe për projektet e vlerësuara në përputhje me këto kërkesa është kryer vlerësimi teknik. Të gjitha projektet janë vlerësuar sipas kritereve ligjore dhe teknike të përcaktuara në vendimin e KZHR-se dhe nënkriteret e Sekretariati Qendror të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Kriteret e vlerësimit teknik janë, si me poshtë:
•    Cilësia teknike dhe kostimi (detaje teknike dhe preventiv i kostuar sakte sipas buletinit), nga 0-25 pikë.
•    Nivel i ulet i riskut (zbatim me sukses i projektit dhe përdorim ne kohe i fondeve publike), 0-10 pikë.
•    Ndikimi i projektit (ne me shume se një njësi vendore, 0-5 pikë dhe në shërbimet bazë në cilësinë e jetës, nga 0-5 pikë).
•    Bashkëfinancim nga njësitë vendore ose donatoret, nga 0-5 pikë;
•    Numri i përfituesve ne mënyrë te drejtpërdrejtë ose te tërthortë nga realizimi i projektit, nga 0-10 pikë;
•    Analizat dhe studimet e kryera (studim i ndikimit ne mjedis, studim fizibiliteti etj.), nga 0-5 pikë.
•    Qëndrueshmëria e investimit (kosto mirëmbajtje për vazhdimësinë etj), nga 0-5 pikë.
Mënyra e vendosjes së pikëve për secilin nga kriteret e mësipërme pasqyrohet në tabelën shoqëruese për secilin nga projektet që janë vlerësuar gati për zbatim.


Më të lexuarat