Secondary Adv

6500 biznese te reja ne 9 muaj: Kryesojne shitja me pakice dhe sherbimet

Mbi 6500 biznese të reja janë hapur në kryeqytet në 9 muaj të vitit që lamë pas. 

 

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore, janë 5055 subjekte të reja kryesore të regjistruara në periudhën Janar-Shtator, nga të cilat biznesi i vogël ka numrin më të lartë me 4787 subjekte të regjistruara rishtazi. Ndërsa janë 1491 biznese sekondare të regjistruara gjatë kësaj periudhe, ku pjesën më të madhe e zënë bizneset e mëdha, me 593 të tilla. Nëse i referohemi llojit të aktivitetit me të cilin kanë zgjedhur të hyjnë në treg, shitja me pakicë kryeson listën e bizneseve të hapura me 2684 të tilla, e ndjekur nga njësi shërbimi, me 2294 biznese të reja në total, shitje me shumicë 551 subjekte, si dhe profesione të lira 309 biznese të reja. Ndërkohë, po gjatë kësaj periudhë janë kanë ulur qepenat plot 2819 biznese në Tiranë. Referuar llojit të aktivitetit, edhe në këtë rast, vihet re se shitja me pakicë është ajo që ka dalë më së shumti nga tregu gjatë kësaj periudhe. E llogaritur në neto, janë rreth 3700 aktivitete të reja./Scan 


Më të lexuarat