Secondary Adv

IKMT shemb 5 objekte ne Rrugen e Kombit - Aksioni ne kuader te ndertimit te nje mbikalimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e objekteve në Rrugën e Kombit. 

 

Ndërhyrjet janë kryer në afërsi të Kukësit në kuadër të ndërtimit të një mbikalimi në këtë pjesë të rrugës. IKMT-ja ka prishur tre objekte, ndërsa dy të tjera janë shembur në mënyrë vullnetare nga poseduesit e tyre. “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar sot një ndërhyrje në afërsi të Kukësit në “Rrugën e Kombit”. Ishin planifikuar për të prishur pesë objekte me madhësi dhe shërbime të ndryshme, në kuadër të ndërtimit të një mbikalimi në këtë pjesë të rrugës. Nga këto, IKMT ka prishur tre objekte, ndërkohë që dy të tjera janë prishur vullnetarisht nga poseduesit”, thuhet në njoftimin e IKMT-së./SCAN


Më të lexuarat