Secondary Adv

Shtohen ankesat e qytetareve per naften: Çmimi dhe cilesia problematikat kryesore

Përpos rritjes së çmimit, për qytetarët është bërë problem serioz edhe cilësia e naftës që qarkullon në vend. 

 

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit bën me dije se që prej 1 janarit janë regjistruar 334 ankesa, të cilat i janë dërguar institucioneve të linjës për ndjekje të mëtejshme. Cilësia e karburantit mbetet një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri. Prej 1 janarit në Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit janë paraqitur 334 ankesa për cilësinë dhe abuzimin me çmimet. Drejtori i Zyrës, Hasan Stafa, deklaron se kohët e fundit ka pasur rritje të denoncimeve. “Nga data 1 janar deri me 15 shkurt në një raport kombëtar që kemi hartuar ne si Qendër e Mbrojtjes së Konsumatorit kemi 334 ankesa në total. 186 ankesa kanë të bëjnë me rritjen spekulative të çmimit të naftës, nga 1650 lekë të vjetra deri në 1890 lekë të vjetra, 30-40% rritja e çmimit. 863 ankesa janë për mashtrimin në peshë, 51 ankesa kanë të bëjnë me ndotjen që krijon cilësia e dobët e naftës.” – u shpreh Hasan Stafa. Ankesat e qytetarëve kanë shërbyer në shumë raste si indicie për hetimin e subjekteve, të cilat janë gjobitur dhe madje edhe u është hequr edhe licensa. Për të shmangur luhatjet e shpeshta të çmimit të naftës, qeveria ka parashikuar një ndryshim ligji ku parashikohet krijimi i një Agjencie e cila do të monitorojë kompanitë që kanë detyrim krijimin e rezervave të karburanteve./ProBiznes


Më të lexuarat