Secondary Adv

Perdorimi i energjise se rinovueshme: Vetem 25 perqind e tyre shfrytezohet per ngrohje

Shqipëria është ndër vendet e para në Europë për normën që zë energjia e rinovueshme në totalin e energjisë, por nuk është e njëjta gjë për ngrohjen dhe ftohjen. 

 

Në vendin tonë, 24.9% e ngrohjes dhe ftohjes së familjarëve vjen nëpërmjet burimeve të rinovueshme, ndërkohë që pjesa e mbetur, pra rreth 75% është produkt i energjive të tjera, jo të rinovueshme, çka përkthehet në  një dëm të madh ambiental. Por, alarmante duket të jetë fakti që kjo normë ka rënë me rreth 10 pikë përqindje, pasi në 2016 ishte në 33.8%. Në nivel europian, Shqipëria është e 17-ta sa i përket normës që zënë burimet e rinovueshme të energjisë nën procesin e ngrohjes dhe ftohjes së familjarëve. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 19.5%. Kjo do të thotë se vendi ynë është më mirë se Bashkimi Europian. 

 

Por nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është një vend i varur nga energjia hidrike, që është e rinovueshme, ndërkohë që një pjesë e madhe e vendeve europiane janë të lidhura ngushtë edhe me burime të tjera energjetike, jo të rinovueshme. Ngrohja e shtëpive shqiptare, në masën ¾ me burime energjetike jo të rinovueshme është rrjedhojë e faktit se janë të paktë ata që ngrohen me energji elektrike. Gazi dhe druri duket se përbëjnë bazën e ngrohjes së familjeve shqiptare, ndërkohë që sa i përket ftohjes, energjia elektrike mbetet burimi kryesor./Scan


Më të lexuarat