Secondary Adv

10 gjerat me te rendesishme qe po ndodhin ne bote sot

 

1. CEO i McDonald, Don Thompson është duke e lënë kompaninë pas 25 vitesh në zinxhirin ushqimor të fast-food-eve.

 

2. Qeveria e re radikale e krahut të majtë e Greqisë do të takohet me kreun e parlamentit evropian, Martin Schulz, një ditë pas shpalljes disa masave anti-shtrënguese.

 

3. Shteti islamik ka publikuar një video të fundit të postuar në internet, ku ekstremistët e ISIS-it deklarojnë se kanë liruar pengun japonez, Kenji Goto pasi lirimit prej Jordanisë të Sajida al-Rishawi, kamikazës irakiane që u arrestua në vitin 2005, pas një përpjekjeje të dështuar për të hedhur veten në erë.

 

4. Shifrat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se përhapja e Ebola është duke u ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe zyrtarët e shëndetësisë besojnë se ata mund të jenë drejt fazës së çrrënjosjes. 

 

5. Dy ushtarë izraelitë dhe një paqeruajtës spanjoll u vranë në një sulm përgjatë kufirit libanez nga ana e Hezbollahut.

 


6. Australia ka nisur një hetim për kafenëne në Sidnei ku ndodhi i rrethimit për të vendosur nëse vdekja e dy pengjeve tmund të ishte shmangur.

 

7. Piloti francez në avionin AirAsia, që u rrëzua në Detin Java muajin e kaluar, ishte në kontroll vetëm para aksidentit.

 

8. Policia ndaloi dhe mori në pyetje një djalë 8-vjeçar nga Franca i cili pretendonte se kishte mbështetur terroristët që sulmuan gazetën e përjavshmen satirike Charlie HEBDO.

 

9. Koreja e Veriut mund të jetë duke rifilluar punën për ndërtimin e një reaktori bërthamor që mund të prodhojë plutonium për bomba atomike.

 

10. Royal Dutch Shell ka publikuar shifrat e tremujorit të katër të 2014-ës me të ardhurat në rritje, pavarësisht rënies së çmimeve të naftës.


Më të lexuarat