Secondary Adv

Eficenca e energjise ne banesa: Nis programi per financimin e ekonomise se gjelber ne Shqiperi

Share on Google+

Teksa eficenca e energjisë është kthyer në epiqendrën e politikave në vendet e zhvilluara, në Shqipëri vetëm 9% e banesave kanë përfshire elementë sipas këtij parimi. 

 

Niveli modest i investimeve të kësaj natyre kufizohet nga mungesa e mjeteve financiare për financimin e ekonomisë së gjelbër por edhe nga një informacioni i cunguar mbi përfitimet dhe kohën e kthimit të investimit. Por, një program i mbështetur nga institucione si Bashkimi Europian, Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, Korniza për Investimet në Ballkanin Perëndimor synon pikërisht ndryshimin e panoramës së vakët të eficencës në vendin tonë. Këtë të martë u bë edhe prezantimi i Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër e cila ka në objektiv mbështetjen e investimeve në sektorin rezidencial duke pasur në bazë eficencën e energjisë. Përfitues nga ky program do të jenë të gjithë qytetarët që jetojnë në banesa private apo komunitare dhe që falë aplikimeve dhe plotësimit të kushteve mund të përfitojnë mbështetje financiare. Drejtori i BERZH në Shqipëri Matteo Colangeli i pranishëm në aktivitet u shpreh se fakti që në Shqipëri vetëm 9 për qind e banesave kanë element sipas parimit të eficencës do të thotë se ka një hapësirë të madhe për mbështetje.

 

Sipas tij është krijuar një zinxhir i mirë bashkëpunimi duke nisur nga institucionet kyçe si BERZH apo BE tek ato të asistencës teknike, shitësit lokalë të produkteve apo institucionet financiare lokale që I janë bashkuar nismës. Ai ftoi banka dhe insitucione të tjera për t’u bashkuar ndërkohe që nënvizoi se Union Bank dhe Fondi Besa janë të parat që janë rreshtuar pro kësaj “sipërmarrjeje”. Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca në fjalën e tij tha se në total në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndirmor ku po zbatohet ky program janë 36 banka dhe institucione financiare të cilat përmes kredidhënies kanë regjistruar histori të shumta suksesi. Nga ana tjetër ai theksoi se qeveria e Shqipëroisë duhet t’i përgjigjet këtyre inciativave me ngritjen e infrastrukturës së qendurshme dhe mbështetje të energjisë së gjelbër me nisma të vetat. 

 

Çfarë parashikon programi GEFF

GEFF në Shqipëri ka si qëllim që të zvogëlojë përdorimin e energjisë në sektorin e banesave, të ulë ndotjen e ajrit dhe të përmirësoje komoditetin e jetesës nëpërmjet kësaj huaje tek bankat partnere për të mbështetur investimet në teknologjinë e gjelbër. Union Bank dhe Fondi Besa janë dy institucionet e para financiare që iu bashkuan këtij program duke nënshkruar linja krediti me vlerën 9 milionë euro së bashku. Pronarët e banesave që duan të bëjnë nnjë investim që ka në bazë parimin e eficencës mund të zgjedhin se në cilat teknologji duan të investojnë duke përdorur Selektorin e Teknologjisë, një katalog online i produkteve dhe pajisjeve të para aprovuara për eficencën e energjisë që gjenden në tregun shqiptar. Nëpërmjet këtyre investimeve pronarët shqiptarë do të kenë mundësi të aplikojnë për një grant të Bashkimit Europian deri në 20 për qind të vlerës së investimit të tyre. Për investimet si grup pra në komunitet për ndërhyrjen në një godinë, granti mund të arrijë deri në 35 për qind të vlerës së investimit. Në total BE ka dedikuar 1.8 milionë euro për grante për programin GEFF./Monitor


Më të lexuarat