Secondary Adv

Tarifat e ujit, 11 Bashki aplikuan per rritje- Kreu i ERRU: Tavani prej 5 per qind nuk kalohet

Share on Google+

Tavani prej 5% e buxhetit mujor të familjeve shqiptare është përcaktuar si kufiri i përballueshëm për faturën e ujit.  

 

Deri më tani këtë kufi pothuajse e kanë arritur çmimet e ujit për dy qytete të mëdha Durrësi dhe Korça dhe sipas Entit Rregullator të Ujit tarifat për këto bashki nuk mund të rriten. “Pjesa e përballueshmërisë duhet parë me kujdes. Në limit për pjesën e varfër është Durrësi edhe Korça”, u shpreh Ndriçim Shani, Kryetar i ERRU. Ndriçim Shani, kryetari Entit Rregullator të Ujit, që është dhe institucioni përgjegjës për vendosjen e tarifave të ujit shton se edhe për bashkitë e tjera që ka hapësira për rritje në radhë të parë do të shikohet performanca dhe kostot reale, në mënyrë që keq administrimi të mos jetë faktor për rritjen e tarifave për ujin e pijshëm. “Nuk është ky kriteri që ne përdorim. Mqs ka hapësirë hajde të rrisim çmimin”, tha ai. Aktualisht në rang vendi kanë bërë aplikim për rritje të çmimit 11 Bashki, mes të cilave Lushnja, Vlora, Berati, Tropoja si dhe disa të tjera më të vogla./Top Channel


Më të lexuarat