Secondary Adv

Tregtia me pakice shenoi rritje ne tremujorin e fundit te 2018- INSTAT: Ndikim kryesor nafta

Share on Google+

INSTAT publikoi shifrat zyrtare ku indeksi i volumit të shitjeve me pakicë në tremujorin e fundit të 2018 u rrit me 3,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017. 

 

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

Sipas INSTAT në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 2,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 2,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. “Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 2,8 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 5,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017” vlerëson INSTAT.

 

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

INSTAT nënvizon se ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt 2018 është +3,2 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,7 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +1,3 pikë përqindje. Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë Në tremujorin e katërt 2018, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është ulur 1,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. 

 

“Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 6,1 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 2,3 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur 0,1% kundrejt tremujorit të tretë 2018” thuhet në raport./Monitor


Më të lexuarat