Secondary Adv

Vijon puna ne Kardhiq-Delvine - ARRSH: Po ndertohet tubacioni per instalimin e fibrave optike

Share on Google+

Vijojnë punimet në lotin e katërt për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. 

 

Ndërsa ka shpërndarë pamje nga kantieri i punimeve, ARRSH njofton se po aktualisht po punohet për ndërtimin e tubacionit për instalimin e fibrave optike, i cili ka përfunduar në disa trakte. Ndërkohë janë ende në proces punimet për ndërtimin e dy urave si dhe mureve mbajtës.“Siç ishte parashikuar nga projekti në të gjithë gjatësinë e rrugës do të ndërtohet tubacioni për instalimin e fibrave optike. Deri tanimë ka përfunduar tubacioni në disa trakte. Paralelisht po vijon puna për ndërtimin e dy urave, ku kanë përfunduar të dy ballnat dhe tani punohet për ndërtimin e pilave të mesit. Ndër punimet në proces janë dhe ndërtimi i mureve mbajtës, prej të cilave është realizuar një pjesë e rëndësishme.”/SCAN


Më të lexuarat