Secondary Adv

Pagesa e kesteve te tatim fitimit- DPT: 29 marsi afati i fundit, ndryshe penalizime

Share on Google+

Tatimpaguesit kanë afat deri më datë 30 mars për pagesën e kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3 -mujorin e parë të vitit 2019. 

 

Por, duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kërkon tatimpaguesve që të kryejnë pagesën brenda datës 29 mars për të shmangur mbingarkesat në sistemin bankar. Ndërkohë, në rast të mospagesës, parashikohen penalizime. “Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin.”/SCAN


Më të lexuarat