Secondary Adv

Tjeter investim nga FSHZH: Hapet tenderi per ujesjellesin e Grabianit, perfitojne mbi 94 mije banore

Banorët e fshatit Grabian së shpejti pritet të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë. 

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për ndërtimin e ujësjellësit të Grabianit, investim për të cilin është përcaktuar një fond limit prej më shumë se 160 milionë lekësh. Fondi i akorduar për këtë vit është 31.7 milionë lekë, ndërsa pesa e mbetur është parashikuar për vitin 2020, çka nënkupton se projekti pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Janë rreth 9480 banorë që pritet të përfitojnë nga ky investim në 30 vjet të funksionimit të tij. Aktualisht Grabiani, i cili bën pjesë në Bashkinë Divjakë nuk ka një ujësjellës për të furnizuar banorët me ujë të pijshëm. Në këto kushte, ndërtimi i tij pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës në përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe rritjet se prodhimeve blegtorale e bujqësore./Scan


Më të lexuarat