Secondary Adv

Studimi i BB: Shqiperia me normen me te larte te vetepunesimit ne Rajon

Në drejtim të punësimit, krahasuar me rajonin, Shqipëria mban edhe disa rekorde të tjera. 

 

Këtë e thotë Banka Botërore dhe Instituti i Vienës në studimin e fundit për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një ndër këto rekorde është ai i vetëpunësimit. Në vendin tonë të vetëpunësuarit përbëjnë rreth 35% të totalit, ndërkohë që për vendet e tjera të rajonit kjo normë zbret deri në 12% në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të dhënat tregojnë qartë se, që pas vitit 2015, norma e të vetëpunësuarve në tregun e punës në vendin tonë është rritur ndjeshëm, me thuajse 10 pikë përqindje, gjë që e ilustron mjaft mirë edhe Banka Botërore. Norma e lartë e të vetëpunësuarve në vendin tonë duket se vjen si pasojë e strukturës që ka sektori bujqësor në vend. Pjesa dërrmuese e atyre që punojnë në këtë sektor deklarohen si të vetëpunësuar. Shqipëria mban rekord edhe sa i përket punësimit me kohë jo të plotë, pra punës part-time. Edhe këtu diferenca me fqinjët është e ndjeshme. Kjo normë në vendin tonë fiksohet në rreth 18% të totalit të të punësuarve ndërkohë që për vendet e tjera të rajonit zbret nën 10% në të gjitha rastet. Mes meshkujve dhe femrave ka një diferencë gjithashtu të ndjeshme, pasi fenomeni është bindshëm më i përhapur të femrat se sa te meshkujt shqiptarë./Scan


Më të lexuarat