Secondary Adv

Bien ndjeshem eksportet me Kinen: Fillimi i 2019 shenoi renie me 50 per qind

Shkëmbimet tregtare Shqipëri –Kinë kanë pasur një luhatje të ndjeshme në dymujorin e parë të këtij viti. 

 

Sipas shifrave të INSTAT, eksporti i mallrave gjatë muajve janar-shkurt 2019 ka rënë me më shumë se 50 % krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të eksportuara për periudhën janar – shkurt 2018 ka qenë 1 miliard e 620 milionë lekë, ndërkohë për dymujorin e parë të këtij viti ka rënë në vlerën e 741 milionë lekëve. Nga ana tjetër, Kina vazhdon të mbetet një nga katër partnerët kryesorë të Shqipërisë përsa i përket importit. Të dhënat progresive  tregojnë një rritje me 16.2 %. Vlera e importuar për dymujorin e parë të këtij viti është 8 miliard e 418 milionë lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënonte vlerën e 7 miliard e 244 milionë lekëve./Scan


Më të lexuarat