Secondary Adv

Studimi i ALUIZNI ne 2018: Mbi 94 mije objekte pa leje nuk mund te legalizohen

Share on Google+

ALUIZNI në bazë të studimit të kryer në 2018 njoftoi se mbi 94 mijë objekte pa leje të ndërtuara në të gjithë vendin nuk do mund të përfitojnë nga procesi i legalizimit.

 

Sipas ALUIZNI-t ky kontingjent objektesh nuk mund të vijojë procedurat me legjislacionin  aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar. Pjesa më e madhe e objekteve që nuk përfitojnë nga legalizimi, ose rreth 50 për qind e tyre ndodhen në qarkun e Tiranës. Në këtë qark ka gjithsej 97,916 aplikime për legalizim, por 47, 229 objekte janë përjashtuar tashmë nga procesi dhe vetëm 50 mijë do të legalizohen. Më tej në qarkun e Vlorës gjendet numri më i madhe i banesave pa leje që nuk do të legalizohen me rreth 11 mijë të tilla. Më pas qytetet e Korçës dhe Durrësit kanë një numër të madh objektesh që nuk do të legalizohen me nga 9,800 e 9,700 secila.

Neni 39 i ligjit për legalizimet përcakton se, ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi në ndërtimet me leje që, në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kulturës nuk legalizohen. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni i zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtimet me leje, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur, si pasojë e shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje në gjykim ndërmjet subjektit dhe pronarit të truallit privat/kufitar, gjykata ka vendosur masë sigurimi, procedurat për legalizimin e shtesës së objektit pezullohen dhe rifillojnë sipas këtij ligji. Numri i pritshëm i objekteve, që do të pajisen me leje legalizimi (diferenca midis “objekte të legalizueshme” dhe “leje legalizimi”) deri në përfundim të procesit është 62.206./Monitor


Më të lexuarat