Secondary Adv

ISHP kontroll ne 3533 subjekte: 41 biznese te ndeshkuara, 297 punonjes informale

Share on Google+

Në 3 muajt e parë të 2019 janë kontrolluar 3533 subjekte për zbatim të legjislacionit të punës, një shifër 2.2 herë me lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

 

Referuar raportit zyrtar të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, rezulton se janë ndëshkuar me gjoba 41 subjekte për shkak se kanë shkelur legjislacionin, me një vlerë totale prej 10 milionë lekësh. Po ashtu, ajo që vihet re nga të dhënat është infomaliteti i cili vijon të mbetet një fenomen i vazhdueshëm në bizneset shqiptare. Vetëm në 3 muaj janë evidentuar 297 punëmarrës në të zezë. Në total janë inspektuar 73517 vende pune në subjekte private dhe shtetërorë.

 

Referuar llojit të aktivitetit,  fokusi më i madh ka qenë në sektorin tregti-hotel-bare dhe restorante që përbën edhe 44 për qind të numrit total të inspektimeve. Po ashtu edhe ndërmarrjet prodhuese kanë qenë në vëmendje me 24 për qind të totalit të inspektimeve, aktivitete të tjera me 17 për qind, si dhe më pak kontrolle janë zhvilluar në transport, magazinim, telekomunikacion si dhe financë dhe shërbime të sigurimeve./Scan


Më të lexuarat