Secondary Adv

ISHSH kontroll ne 1718 subjekte ne te gjithe vendin: 29.7 milione leke gjoba

Share on Google+

149 subjekte në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjoba deri në pezullim të aktivitetit nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.  

 

Nga të dhënat zyrtare të institucionit, gjatë muajin mars janë kryer 1718 inspektime në terren, ku për 8 subjekte ISHSH ka marrë edhe masën e pezullimit të aktiviteti. Ndërkohë, ka vendosur paralajmërime për 26 subjekte të tjera. Gjobat e vendosura kapin vlerën e 29 710 000 lekëve. Ndërkaq, sa i takon shkeljeve për të cilat janë marrë edhe këto masa administrative, ato përfshijnë: shkelje të rregullave higjieno sanitare, pirje duhani në ambiente publike, shitje alkooli dhe pije energjike për të miturit, mungesë dokumentacioni higjieno-sanitare, mungesë të licencës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm si dhe pengim inspektimi. ISHSH njofton se do të vijojnë kontrollet e vazhdueshme në terren për të garantuar kërkesat ligjore në fushën e shëndetit publik./Scan


Më të lexuarat