Secondary Adv

APP hap procedurat per prokurimin publik: Blerja e pajisjeve per zyrat e administrates

Share on Google+

APP ka hapur procedurat e tenderave në fushën e blerjeve të pajisjeve të zyrave dhe orendive, dhe u kujton autoriteteve kontraktore të bëjnë kujdes me afatin, 22 prill.

 

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.82, datë 14.2.2018 “Në ngarkim të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, i ndryshuar, në cilësinë e organit qendror blerës është ngarkuar për zhvillimin e procedurave të prokurimit, për mallrat dhe shërbimet e miratuara në pikën 1 të këtij vendimi. ABP ka unifikuar specifikimet teknike dhe çmimet për njësi, për objektin e prokurimit: “Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash”. Me që1lim publikimin dhe zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit nga ana e Organit Qëndror Blerës, njoftojmë të gjitha autoritetet kontraktore zbatuese të VKM 82/2018, i ndryshuar, si vijon:   

 

1. Autoritetet kontraktore duhet të dërgojnë pranë ABP, sa më shpejt por jo më vonë se data 22 Prill 2019, të dhënat teknike e sasiore, fondin përkatës për mallrat që do të prokurohen nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, për këtë objekt prokurimi. Autoritetet kontraktore, për ketë objekt prokurimi duhet të dërgojnë kërkesë të veçanta me shkrim dhe në format elektronik, ku të përcaktohen: objekti i prokurimit, afati dhe fondi i maraveshjes kuadër (pa TVSH). Kërkesa e veçantë për objektin e prokurimit, me dokumentacionin e të dhënat e plota, si vijon: a) Parashikimi i afatit dhe përllogaritja e fondit të marreveshjes kuadër (pa TVSH). Sqarojmë se, autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë kërkesat për prokurim nëpërmjet marrëveshjes kuadër me afat të paktën 1 vit dhe në cdo rast, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër që do të dërgohet në organin qëndror blerës, duhet t’i referohet Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) të autoritetit kontraktor; 

 

b) Sasia dhe çmimi / njësi (pa TVSH), të plotësohen sipas tabelës së dërguar nga ABP;

c) Specifikimet teknike dhe termat e referencës, të hartuara nga të paktën 1 specialist fushe, për artikuj shtesë të cilët nuk janë të unifikuar nga ABP

ç) Grafiku i lëvrimit të mallrave dhe/ose zbatimit të shërbimeve në lidhje me to;

d) Të dhënat e kontaktit për personin /personat pergjegjës për prokurimin ne autoritetin kontraktor 

 

Nga organi qëndror blerës ABP janë marrë masat për dërgimin e informacionit të mësipërm autoriteteve kontraktore subjekte të zbatimit të VKM 82/2018, i ndryshuar (në rrugë shkresore dhe në adresat e-mail të Sekretareve të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhc Ministrive). ABP do të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast kur konstaton mosrespektimin e afateve kohore të saktësuara në këtë njoftim./Monitor 


Më të lexuarat