Secondary Adv

Rriten shpenzimet per blerje energjie: OSHEE pezullon investimet e reja per 2019

Share on Google+

Rritja e shpenzimeve për blerje energjie si dhe pamundësia për t’u rikuperuar nga kriza e vitit 2017 ka detyruar OSHEE të pezullojë investimet e reja për vitin 2019. 

 

Përfaqësues të këtij dikasteri thonë për TV SCAN se bëhet fjalë për investime që tashmë duhet të kishin nisur, por për shkak të situatës financiare ka qenë e domosdoshme shtyrja e tyre. “Ato që nuk preken janë investimet që tashmë kanë nisur të implementohen”,-shtojnë të njëjtit përfaqësues. Për shkak të thatësirës,  Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka ulur prodhimin, ndërsa OSHEE ka rritur importet e energjisë, duke siguruar pjesën më të madhe në treg të lirë. Më konkretisht, vetëm për periudhën Janar-Shkurt 2019, shpenzimet për blerje të energjisë elektrike ishin 3.714 miliard lekë ose 29.6 milion euro më të larta se ato të planifikuara. Ndërkaq, sipas pritshmërive kjo gjendje do të vijojë edhe në pjesën e parë të vitit 2019, gjë që ndikon në aftësinë paguese të kompaninë. Për këtë arsye tashmë Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë afatin e pagesave për blerje energjie nga 90 në 180 ditë, por gjithsesi mungesa e likuiditetit po reflektohet pikërisht në investime. E njëjta situatë u vu re edhe në 2018-ën, ku OSHEE ngadalësoi programin, duke investuar 2 mld lekë më pak nga sa ishte parashikimi në Programin Financiar të miratuar./Scan


Më të lexuarat