Secondary Adv

Air Albania kryen sot ne mbremje fluturimin e pare: Cmimet aspak te lira

Air Albania do të fluturojë sot në mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana për në Stamboll. 

 

Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin. Air Albania ndërkohë nuk ka një faqe interneti dhe si rrjedhojë është e pamundur që të shikosh oraret e skeduluara dhe çmimet e biletave. Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga Aviacioni Civil thanë për Monitor se Air Albania tashmë i ka kaluar të gjitha fazat e certifikimit dhe është një kompani private dhe për çdo info duhej folur me kompaninë, e cila nuk mund të kontaktohej në numrin e telefonit që kanë lënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Pas përpjekjeve për t’u lidhur direkt me kompaninë, Monitor kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines. 

 

Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit. Kompania reklamoi së fundmi në media se Air Albania do të niste fluturimet në 19 prill. Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano. Destinacion tjeter eshte edhe Londra në një moment të dytë. Destinacion tjeter eshte edhe Londra në një moment të dytë.ëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën në datë 25 prill në sistem bileta e tij kushton 15,200 lekë. Nëse zgjedh datën 27, çmimi është vetëm për vajtje 46,976 lekë, sipas faqes zyrtare https://www.airalbania.com.al/en/. 

 

Krijimi i Air Albania dhe aksionerët

Në 16 qershor të vitit të shkuar, Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera,“Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k. Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind. “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime low cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra. Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin./Monitor 


Më të lexuarat