Secondary Adv

Ligji i ri per minatoret e naftetaret: 23 400 persona perfitojne shtese pensioni

Share on Google+

1.46 mld lekë në vit është efekti financiar në buxhet, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për trajtimin e veçantë financiar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve.

 

Projektligji ka mbërritur në kuvend për diskutim, ndërkohë që numri total i përfituesve nga të 3 kategoritë arrin në 23 400. Sipas realcionit që e shoqëron, drafti i propozuar ka për qëllim të mbulojë me përfitime, përpara kohës së mbushjes së moshës për pension, si dhe përfitime shtesë mbi ligjin aktual “Për sigurimet shoqërore” punonjësit e mësipërm. Kështu, sipas dokumentit pension shtesë do të përfitojnë minatorët që kanë 12.5 vite punë nën tokë, ndërsa për punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit si dhe metalurgët kjo periudhë është 20 vjet. Për gratë që kanë punuar në këto të fundit, periudha e e punës është 15 vjet. Për minatorët shtesa e pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, ndërsa për 2 kategoritë e tjera 0.6%. Gjithashtu, ligji i ri përcakton se për të përfituar, minatorët duhet të mbushin 55 vjeç, ndërsa naftëtarët dhe metalurgët  60 vjeç.

 

NUMRI I PËRFITUESVE 

NAFTËTARËT             7 600 VETË

MINATORËT              13 300 VETË

METALURGËT            2 500 VETË

EFEKTET FINANCIARE

NAFTËTARËT            400 MLN LEKË

MINATORËT             520 MLN LEKË

METALURGËT           220 MLN LEKË

TOTALI                   1 460 MLN LEKË 

/Scan


Më të lexuarat