Secondary Adv

Vijojne punimet per rrugen ish-fabrika e Plasmasit – Karbunare: Zone me perspektive rritjeje

Share on Google+

Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha se po vazhdon rikonstruksioni i rrugës nga ish-fabrika e Plasmasit deri në dalje të Karbunarës.

 

FSHZH po zbaton investimin në fjalë në kuadër të programit “Rehabilitimi i Segmenteve Rrugore Prioritare” që financohet nga qeveria shqiptare. Sipas njoftimit, projekti parashikon 2 korsi për automjetet me nga 4 metra, vepra arti në të dyja anët për mbledhjen dhe kullimin e ujërave, si dhe trotuare në dy anët në pjesët ku rruga përshkon zona të banuara. Gjithashtu, FSHZH tha se investimi është edhe më i rëndësishëm për faktin se kemi të bëjmë me një zonë që ka perspektive rritjeje dhe zhvillimi si në aspektin urbanistik, ashtu edhe në atë ekonomik. Zona ku kalon segmenti rrugor është një zonë e banueshme e cila ka një popullsi të konsiderueshme që zhvillon aktivitetin social-ekonomik./SCAN


Më të lexuarat