Secondary Adv

OSHEE njofton nderprerje energjie ne 17 maj: Ja zonat ku do punohet ne rrjet

Share on Google+

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shkëputjen e energjisë në disa zona të Tiranës.

 

Sipas njoftimit për shkak të punimeve të OST në N/stacionin Tirana 1 (Zogu Zi), në datën 17 maj do të stakohet energjia elektrike. Energjia elektrike do të stakohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu I Zi, Rruga “Artan Lenja”, zonat pranë ish fushës se aviacionit, Zona Laprake, Rr. “Pandi Dardha”, Rr. “Mati Logoreci” dhe Rr. “Vangjel Noti”, Spitali Ushtarak. OSHEE tha se zonat në fjalë do të mbeten pa energji përgjatë intervalit kohor 08:00-16:00./SCAN


Më të lexuarat