Secondary Adv

Bashkia e Tiranes vijon investimet ne infrastrukture: Do nderhyet ne te gjitha rrugicat e lagjeve

Share on Google+

Investimet e Bashkisë së Tiranës po ndihen në çdo lagje të kryeqytetit. 

 

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit bashkiak po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin. Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja do të vijojë në të gjitha rrugicat e kryeqytetit. “Unë e di ekzaktësisht çfarë rrugësh kanë ende nevojë për ndërhyrje në Tiranë. Ashtu si çdo muaj, edhe këtë herë ekipi ndërhyri në: Kashar, rruga e Kavajës, rruga Bardhyl, rruga Dervish Hatixheja, rruga Pjetër Budi, rruga Vangjush Furrxhi, rruga Viena në Sauk dhe rruga e Durrësit. Ndaj pak durim e besim, sepse do ndërhyjmë për çdo problematikë në të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës.”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës./Balkanweb


Më të lexuarat