Secondary Adv

Krijohet per here te pare Bursa Shqiptare e Energjise: Standard i ri operimi dhe transparence

Share on Google+

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një dalje për mediat dha sot detaje mbi bursën shqiptare të energjisë.

 

“Krijimi i Bursës Shqiptare të Energjisë shënon një standard të ri të operimit dhe transparencës së këtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe derregullimin e tregut të energjisë elektrike, që në vetvete do të inkurajojë instalimin e burimeve të reja elektroenergjitike në vend, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, integrimin rajonal dhe më gjerë të këtij tregu, rritjen e investimeve në sektor, më shumë transparencë financiare, si dhe standarde të reja përgjegjësie juridike dhe tregtare. Operatori i Tregut (Bursa Shqiptare e Energjisë), do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare, të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria “Operatori i Sistemit të Transmetimit” Sh.a. Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të tregtisë së energjisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrje në kapital të atyre operatorëve të sistemit të transmetimit të vendeve me të cilat Shqipëria ka Memorandume Mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor. Kjo qasje reflektohet edhe në kriteret e vendosura për përzgjedhjen e aksionerëve të mundshëm.” U shpreh Balluku./Balkanweb


Më të lexuarat