Secondary Adv

Instalimi i sistemit 3D ne makinerite Caterpillar ne By-passin e Fierit

"Jemi edhe njëherë përsëri në qytetin e Fierit…

Projekti i bypass-it të Fierit është një vepër e domosdoshme. Sezoni veror po troket dhe të gjitha llojet e automjeteve do të drejtohen drejt plazheve të bukura të detit Adriatik dhe Jon. Me përfundimin e ndërtimit të këtij bypassi rruga do të bëhet më e lehtë dhe uji i fresket i detit në ditët e nxehta do të vijë shumë më afër udhëtarit të paduruar. Pak vite më parë, sistemet e para të kontrollit te makinerive të rënda Caterpillar Trimble / Accugrade 3D u përdorën për herë të parë në Shqipëri në këtë aks. U dhanë rezultate të menjëhershme, duke optimizuar sasi të mëdha të materialit të përdorur, duke kursyer kohë të vyer pune dhe sistemi GNSS solli menjëherë përfitime të mëdha për kontraktorin. Këto teknologji të reja që u vunë në perdorim dëshmuan se mund të sillnin ndryshime të prekshme.

Pasi mbeti pezull për një kohë të gjatë, tani i gjithë projekti është përsëri në rrugën e duhur, vendi i ndërtimit është mbushur përsëri nga aktivitetet e shumta dhe mjaft kontraktorë janë angazhuar në këto punime. Shoqeria Albuilding është njëra prej tyre. Për ekipin e këtyre profesionistëve të ndërtimit prioritet është që gjithçka të bëhet shpejt dhe në cilësinë më të mirë të mundshme. Teknoxgroup Shqiperi jep kontributin e saj me zgjidhjet nepermjet teknologjisë GPS te makinerive Caterpillar, të cilat tashmë janë në funksion të plotë për të ndihmuar Albuilding që të ndjeke ritmet e trendeve të fundit dixhitale në botën e makinerive të rënda.

Kjo nuk ka aq shumë të bëjë me numrin e makinerive të shitura, sa ka lidhje me rritjen e kapacitetit te industrisë së ndërtimit vendas duke nxitur keshtu zhvillimin e vendit në drejtimin e duhur. Teknoxgroup Shqiperi vazhdon të përmirësojë aftësitë e saj me anë të teknologjive dixhitale që rrisin mundesitë për të kryer shpejt dhe në mënyrë efikase punimet në infrastrukturë dhe në ketë mënyrë duke ndikuar fuqishëm në jetën e përditshme të njerëzve."

Cel:+355 68 90 97 634

Tel:+355 4 45 04 747

Tel:044 504 750

Email:
contact-al@teknoxgroup.com

Web:www.teknoxgroup.com

Nipt: J61926006P

 


Më të lexuarat