Secondary Adv

Kujdes me taksat vendore: Policia Bashkiake bllokon 64 biznese per tre muaj

Policia Bashkiake e Tiranës, ka vendosur 64 urdhra bllokimi ndaj bizneseve në 24 njësitë administrative në vend në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti.

 

39 prej tyre janë ndërmarrë për shkak se këto subjekte nuk kanë paguar taksat vendore, që është detyrim ligjor për të funksionuar si biznes dhe që paguhen me disa këste sipas një grafiku kohor të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore. Ndërsa 8 prej tyre janë kapur në informalitet të plotë pasi nuk janë regjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Ndërsa 17 prej tyre janë ndërmarrë për lirim hapësirash. Kjo shifër tregon se përpos aksioneve anti informalitet që janë ndërmarrë nga qeveria qendrore dhe po ndërmerren aktualisht, por edhe Bashkia e Tiranës, numri i subjekteve që u shmangen detyrimeve apo që operojnë në informalitet vijon të jetë problem. Ndër subjektet problematike kanë qenë “shitja me pakicë” dhe shërbimet. Bizneset që kanë paguar detyrimet apo që janë regjistruar u janë rikthyer sërish operimit në treg. Urdhri për bllokim aktiviteti ndërmerret pasi vendosen masa administrative e gjobë, kryesisht në subjektet e ligjshme dhe ato nuk reagojnë, ndërsa për bizneset informale nuk ndiqen procedura paraprake./Scan


Më të lexuarat