Secondary Adv

DPT udhezon tatimpaguesit: Kujdes me deklarimet, ne 1 muaj 18 mije subjekte te kontaktuara

DPT në një njoftim u shpreh se 6000 biznese në të gjithë vendin janë sensibilizuar gjatë muajit Maj për deklarim korrekt të detyrimeve. 

 

DPT tha se 6000 biznese në të gjithë vendin janë sensibilizuar gjatë muajit Maj për deklarim korrekt të detyrimeve, dhe 12 mijë subjekte të tjerë nga sektori i bar-restoranteve, kanë marrë njoftime të personalizuara mbi faktorët e tyre të riskut. Sipas njoftimit, punonjës të shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe studentë të ekselencës tashmë pjesë e Administratës Tatimore, po vijojnë këtë fushatë ndërgjegjësuese, në vendet e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve, duke tërhequr vëmendjen e tyre për të korrigjuar deklarimet. 

 

DPT tha se nga vëzhgimet e grupeve të punës, rezultojnë shkelje të legjislacionit tatimor në mos lëshimin e kuponave tatimorë, përdorimin e pajisjeve jo fiskale, mos deklarimin e punonjësve, si edhe subjekte të paregjistruar. Sipas njoftimit, Drejtoritë Rajonale Tatimore po organizojnë takime me përfaqësues të biznesit, të cilët po informohen dhe këshillohen që të korrigjojnë sjelljen e tyre në respektim të detyrimeve ligjore. DPT tha se secili prej tyre është vënë në dijeni se monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore, për të konstatuar dhe evidentuar çdo problematike të mundshme lidhur me respektimin e detyrimeve ligjore, në pritje të vetëkorrigjimit nga vetë tatimpaguesit. Administratës Tatimore sipas njoftimit synon rritjen e shkallës së informimit dhe të vetë ndërgjegjësimit të tatimpaguesve, për të ndërtuar një praktikë të qëndrueshme të respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë./Scan


Më të lexuarat