Secondary Adv

1.2 milione te punesuar ne Shqiperi - INSTAT: Rreth 60 per qind e tyre punetore te thjeshte

Nga rreth 1.2 milionë persona që u numëruar të punësuar vitin e kaluar nga INSTAT, 37 për qind e tyre punojnë në pozicione komode të tillë si nëpunës dhe menaxherë. 

 

Pjesa më e madhe e kësaj kategorie punon në sektorin publik dhe një pjesë në sektorin privat. Punonjësit e bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve janë profesioni më i përhapur në vend, për shkak se 47 për qind e të punësuarve jetojnë me këtë punë. Punonjësit e fabrikave shihet të jetë një profesion tjetër i përhapur. Rreth 8.9 për qind e totalit të të punësuarve janë zejtarë në fabrika, ndërsa 6 për qind e të punësuarve kanë profesione elementare që kërkojnë formim të ulët. Sektori i ushtrisë është një ofrues i konsiderueshëm, pasi në vitin 2017 aktivizoi me punë 0.7 për qind të totalit te të punësuarve. Struktura e punësimit sipas profesionit nxjerr në pah dobësitë strukturore të ekonomisë së vendit. Një pjesë e madhe e të punësuarve ne bujqësi numërohen si punësuar, por 88 për qind e tyre nuk marrin pagesa mujore dhe nuk janë të përfshirë në sektorin e sigurimeve shoqërore.

 

Për shkak të situatës në bujqësi, punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta në rajon. Në Shqipëri, një në tre persona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi. Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet, duke zhytur në varfëri një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në të ardhmen. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore niveli i lartë i informalitetit të punës familjare në bujqësi shpesh nuk është një zgjedhje vullnetare, por nga mungesa e produktivitetit në këtë sektor. Rrjedhimisht, puna familjare në bujqësi vazhdon të mbetet e padeklaruar, duke lënë punonjësit e pambrojtur të këtij sektori në rrezik të madh për rënie në varfëri./Monitor 


Më të lexuarat