Secondary Adv

Renia e euros ndikoi ne uljen e cmimeve- BSH: Inflacioni ne janar-mars ra me 0.3 per qind

Dy vitet e fundit, nënçmimi i euros në kursin e këmbimit është shndërruar në faktorin kryesor për uljen e inflacionit. 

 

Shqipëria është importues neto i mallrave, ndaj një euro më e lirë i ka bërë importet më të lira, duke ndikuar në uljen e përgjithshme të nivelit të çmimeve. Sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, ndikimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit vlerësohet të ketë reduktuar inflacionin bazë me rreth 0.3 pikë përqindje, në tremujorin e parë të vitit 2019. Inflacioni mesatar në tremujorin e parë ishte 1.3%. Por kontributet e inflacionit të importuar dhe të brendshëm në inflacionin total shfaqen më të balancuara në tremujorin e parë të vitit 2019 se sa më parë. Treguesi i Presioneve të Huaja (TPH)29 u zgjerua mesatarisht me 0.1% në terma vjetorë gjatë periudhës janar-shkurt 2019. Edhe në këtë tremujor, janë pasqyruar dinamika të kundërta të çmimeve të huaja dhe të kursit të këmbimit, por me magnituda pothuajse të njëjta. Pritjet e bizneseve dhe agjentëve financiarë për inflacionin pas një viti janë rishikuar për poshtë, sipas vrojtimeve të tremujorit të parë të vitit 2019. Pritjet afatshkurtra të konsumatorëve janë rishikuar për lart këtë tremujor. 

 

Pritjet e të tre agjentëve ekonomikë vijojnë të mbeten poshtë objektivit për inflacionin. Bazuar në vrojtimin e agjentëve financiarë, pritjet e tyre për inflacionin pas dy dhe tre vitesh, vijojnë të jenë në një nivel më lart se pritjet afatshkurtra, por poshtë vlerës 3%. Inflacioni regjistroi një normë mesatare vjetore prej 1.6% në tremujorin e parë të vitit, duke u reduktuar nga vlera e shënuar në tremujorin paraardhës. Rritja që pësuan çmimet e qirave dhe ujit, një vit më parë, u shua në fillim të këtij viti, duke sjellë uljen e kontributit të këtyre grupeve në inflacion. Krahas këtij efekti, rritja e çmimeve të shërbimeve u ngadalësua dhe inflacioni i çmimeve bujqësore shënoi një reduktim të fortë në muajin mars. Banka e Shqipërisë analizoi se, në këndvështrimin makroekonomik, ngadalësimi i inflacionit pasqyroi përcjelljen më të plotë të mbiçmimit të kursit të këmbimit, ngadalësimin e inflacionit në vendet partnere, si dhe efektin e goditjeve të ofertës në çmimet bujqësore./Monitor 


Më të lexuarat