Secondary Adv

ARRSH nis riparimin e segmentit Elbasan-Peqin: Rritet niveli i sigurise rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka nisur me riparimin e asfaltit në segmentin rrugor Elbasan –Peqin.

 

Sipas njoftimit, ka nisur riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara në aksin rrugor Elbasan-Peqin. ARRSH tha se kjo ndërhyrje do të rrisë nivelin e sigurisë rrugore për përdoruesit e shumtë të këtij segmenti. Gjithashtu sipas njoftimit, riparimi i segmentit në fjalë do t’u garantojë lehtësira në lëvizje qytetarëve në prag të sezonit turistik./SCAN


Më të lexuarat