Secondary Adv

Lancohet sherbimi me i ri online ne sistemin doganor: Perfitojne 93 per qind e bizneseve

Ministrja e Financave zhvilloi një vizitë në degën Doganore Tiranë, ku pa nga afër proçesin e zhvillimit të shërbimit më të ri online për bizneset, Dogana pa letra. 

 

Lançohet shërbimi më i ri në sistemin doganor shqiptar, “Dogana pa letër”, i cili jo vetëm rrit cilësinë e shërbimit ndaj biznesit, por ul kosto dhe kohë për sipërmarrjet që zhvillojnë aktivitetin ekonomik të tyre në import-eksport. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në degën Doganore, Tiranë, ku pa nga afër gjithë proçesin e zhvillimit të shërbimit më të ri online për bizneset “Dogana pa letra”. Ky proces është ndërmarrë në kuadër të lehtësimit të procedurave dhe shërbimit ndaj biznesit, detyrim që rrjedh edhe nga Kodi Doganor i miratuar në vitin 2014. 

 

Ministrja Anila Denaj tha se nga ky shërbim i ri online do të përfitojnë rreth 93 % e bizneseve, të cilët deri më tani detyroheshin të paraqiteshin edhe fizikisht në sportelet doganore për depozitimin e deklaratës doganore. Me këtë shërbim të ri online doganor për bizneset Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon që e ofron. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, z. Arlind Gjokuta e konsideroi këtë si një moment historik për doganën shqiptare, pasi shkurton ndjeshëm kohën e pritjes së bizneseve në doganë, ul kostot e tyre, si dhe minimizon kontaktin ndërmjet biznesit dhe doganës, duke indikuar në mënyrë indirekte dhe në reduktimin e fenomeve korruptive./Shqiptarja.com


Më të lexuarat