Secondary Adv

Rinis aksioni ne Kruje, prishen 10 furra per prodhimin e gelqeres

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit rinis aksionin ne zonën e Krujës për prishjen e gropave të paligjshme te gëlqeres.

 

Sipas IKMT, brenda dy ditëve janë prishur 10 furra për prodhimin e gëlqeres. Disa prej objekteve të prishura ishin ndërtuar rishtas nga poseduesit e tyre. Aksioni në Krujë ka nisur prej muajsh dhe janë prishur dhjetëra furra gëlqere dhe gurore.

 

Të paktën 33 furra të paligjshme gëlqeresh u mbyllën vetëm gjatë vitit të kaluar. Ministri Blendi Klosi paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelëTë paktën 33 furra të paligjshme gëlqeresh u mbyllën vetëm gjatë vitit të kaluar.

 

Ministri Blendi Klosi paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë. Duke konstatuar nga afër mbetjet e makinave dhe fabrikave të fasoneve që përdoreshin për djegie, ministri tha se në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre.


Më të lexuarat