Secondary Adv

Loti 1 i Unazes ritenderohet me 2.69 mld leke- Balluku: Asnje ndryshim me shpronesimet

Share on Google+

Loti 1 i Unazës së Madhe, që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga DH Albania, si dhe i kritikuar për kostot e larta, do ritenderohet me të njëjtin fond limit.

 

Pas rishikimit të projektit fillestar, që në thelb solli zëvendësimin e mbikalimit me nënkalim, fondi limit i vënë në dispozicion për kompanitë e interesuara do të jetë 2.69 mld lekë, me TVSH. Ndërkaq, ministrja Belinda Balluku tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë për rihapjen e garës, ndërsa foli dhe për ecurinë e 2 loteve të tjerë të këtij segmenti. Projekti i ri, që do të zbatohet për lotin e parë të Unazës nuk sjell asnjë ndryshim në drejtim të shpronësimeve, duke qenë se është ruajtuar gjurma e projektit ekzistues./Scan


Më të lexuarat