Secondary Adv

Hapen aplikimet per Smile Albania:1 mije te rinj do promovojne turizmin ne pikat kufitare

Share on Google+

Ministria e Turizmit njofton hapjen e aplikimeve në kuadër të projektit “Smile Albania”.

 

Smile Albania 2019 është një projekt i Ministrisë së Turizmit i cili synon të angazhojë 1 mijë të rinj për të promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare dhe edukimit mjedisor. Projekti do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik dhe në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike, duke synuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik Evropian. Qëllimi është vënia në dukje e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone duke qenë se janë në rritje. Gjithashtu i jepet rëndësi informimit në masë duke përfshirë edhe institucionet arsimore se si ta mbrojmë dhe duam natyrën e vendit tonë.

 

Format e aplikimit janë:

1. Pranë 12 AdZM-ve

2. Në adresën e emalit: smile.albania@akzm.gov.al

3. Në faqen ueb: www.akzm.gov.al 

 

Dokumentet e nevojshme:

1. CV me fotografi

2. Kartë Identiteti (ID)

3. Diplomë e Shkollës së Lartë, ose Vërtetim, që ndiqni studimet e larta

4. Letër Motivimi (Kërkesë)./SCAN


Më të lexuarat